Kosova

Vazhdimi i dialogut në pikëpyetje për shkak të vrasjes së Ivanoviqit

Atentati ndaj Oliver Ivanoviq seriozisht e ka vënë në pyetje dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Kështu vlerësuar ish-emisari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, përcjell albinfo.ch.

“Nuk dëshiroj të spekuloj për prapavijën, por atentati e ka vënë seriozisht në pyetje dialogun”, ka thënë për gazetën vjeneze “Die Presse”. Ai ka theksuar se tani është me rëndësi që çështjet e hapura të zgjidhen sa më shpejt në Bruksel.

“Unë e takova Ivanoviqin në fazën më të vështirë të konfliktit të Kosovës si një njeri të zhytur në mendime, një nga të paktët në anën e Millosheviqit, i cili luftoi sinqerisht për një zgjidhje me shumicën shqiptare”, ka shtuar tutje ai.