Lajme

Vazhdojnë kolonat e gjata në pikat kufitare me Serbinë

Në Merdare bëhet e ditur se kolonat janë deri 3 kilometra të gjata ndërsa pritjet mbi 4 orë

Edhe sot vazhdon të ketë kolona të gjata në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdare, Dheu i Bardhë dhe Mutivodë.

Në Merdare bëhet e ditur se kolonat janë deri 3 kilometra të gjata ndërsa pritjet mbi 4 orë. Në Mutivodë pritjet zgjasin mbi një orë ndërsa në pikën kufitare të Dheut të Bardhë po pritet dy orë dhe është krijuar një kolonë prej 1.5 kilometrash.

Edhe në veri, në pikëkalimin në Jarinje pritjet janë deri në një orë

Të dhënat i ka bërë të ditura Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit.