Kosova

Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare Kosovë-Serbi

Për dallim nga dita e djeshme, pritje këtë mëngjes ka edhe te pikëkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Ndonëse ishte paralajmëruar për marrjen e masave për të shmangur pritjet e diasporës në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, transmeton albinfo.ch.

Ashtu sikurse një ditë më parë, ku në Merdar në orët e pasditës pritjet ishin deri në mbi 5 orë, edhe këtë mëngjes pritjet janë afër një orë në hyrje nga Serbia në Kosovë. Por, për dallim nga dita e djeshme pritje këtë mëngjes ka edhe tek pikëkalimet kufitare tek Dheu i Bardhë dhe Muçibabë. Në të dy këto vende kolonat janë deri në 700 metra, ndërsa pritjet janë rreth dy orë, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar që është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.