Lifestyle
Vazhdojnë problemet për Lisa Marie Presley
Paditë gjyqësore, të paraqitura këtë javë në Gjykatën e Lartë në Los Anxhelos, pasojnë njoftimin se Lisa Marie Presley kishte 16 milionë dollarë borxhe
Lisa Marie Presley, e bija e vetme e Elvis Presley, thotë se ajo po përballet me dëme financiare. Ajo ka ngritur një padi ndaj ish-menaxherit të saj për neglizhencë dhe kërkon dëmshpërblim prej 100 milionë dollarësh. Por edhe ish-menaxheri i saj ka ngritur padinë e tij, duke akuzuar Presleyn për shpërdorimin e trashëgimisë së babait të saj të famshëm.
Paditë gjyqësore, të paraqitura këtë javë në Gjykatën e Lartë në Los Anxhelos, pasojnë njoftimin se Lisa Marie Presley kishte 16 milionë dollarë borxhe.
Presley ishte vetëm 9 vjeç kur Elvis vdiq në vitin 1977, duke e lënë atë trashëgimtaren e tij të vetme. Punët e saj kanë qenë të menaxhuara nga Barry Siegel që nga viti 1993.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe