Kosova

Vazhdon debati Haradinaj-Rama

Nga Stantërgu, shefi i ekzekutivit kosovar ka kërkuar nga kryeministri shqiptar që të merret më shumë me zhvillimin e Shqipërisë sesa të dalë me ide tjera apo ta mësojë Kosovën se si duhet ecur përpara

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar debatin me Edi Ramën. Nga Stantërgu, shefi i ekzekutivit kosovar ka kërkuar nga kryeministri shqiptar që të merret më shumë me zhvillimin e Shqipërisë sesa të dalë me ide tjera apo ta mësojë Kosovën se si duhet ecur përpara.

“Po të ishte Shqipëria sot në BE, do të ishte shumë mirë sepse ata do të mund të insistonin në vendosjen e kushteve fqinjit tonë Serbisë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nisë puna e Trepçës si ndërmarrje e re. Ka shtuar se pavarësisht mospajtimeve të serbëve të veriut, ata duhet ta dinë se Kosova ka udhëheqës dhe se mund t’i bashkohen zhvillimit të Trepçës. Këtë vit e ka quajtur vit i Trepçës.