LIFESTYLE

Vazhdon hapja e kinemave në Arabinë Saudite

Një tjetër kompani në Arabinë Saudite ka fituar lejen për të ndërtuar salla kinemash.

Ministria e Kulturës dhe Informacionit e Arabisë Saudite njoftoi se ministri Awad bin Saleh al-Awad ia ka dorëzuar licencën kompanisë Er-Rashid-Empire Cinema Group, e cila do të ndërtojë 30 salla kinemash në tri vitet e ardhshme. Pas American Multi-Cinema (AMC) dhe VOX Cinema nga Emiratet e Bashkuara Arabe, firma në fjalë është e treta që merr licencë për të hapur sallë kinemaje në Arabinë Saudite, përcjell albinfo.ch.

Ministria e Kulturës dhe Informacionit në dhjetor të vitit 2017 kishte njoftuar vendimin që lejonte hapjen e kinemave, ndërsa salla e parë u hap më 18 prill të vitit 2018.