Bota
Vazhdon operacioni për nxjerrjen e futbollistëve të rinj nga shpella
Djemtë mbetën të bllokuar në shpellë më 23 qershor, pasi shira të rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha
Zhytësit në Tajlandë do të rifillojnë operacionin e rrezikshëm për nxjerrjen e tetë djemve të mbetur në shpellë, dhe trajnerit të tyre.
Katër nga djemtë, u nxorën nga shpella shëndoshë e mirë të dielën, por misioni u ndal gjatë natës në mënyrë që të zëvendësoheshin bombolat e ajrit.
Djemtë mbetën të bllokuar në shpellë më 23 qershor, pasi shira të rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha, por u gjetën gjallë javën e kaluar nga zhytësit, raporton “TCH”.
Skuadrat e shpëtimit vendosën të nisin operacionin e vështirë të lirimit të tyre për shkak të frikës se niveli i ujit mund të rritet sërish. Skuadrat e shpëtimit përfituan nga pushimi i shirave të dielën, për të nisur misionin më herët nga sa pritej, përcjell albinfo.ch.
Faza e parë e misionit u zhvillua shpejt dhe djemtë e shpëtuar janë në shëndet të mirë thonë autoritetet tajlandeze. Por, me shirat që vijuan gjatë natës dhe akoma më shumë reshje të parashikuara për në ditët në vijim,zhytësit do të duhet të punojnë akoma më shpejt për të nxjerrë nga shpella edhe të bllokuarit e mbetur.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se ekipet kanë një dritare tre apo katër ditëshe për të kryer operacionin e tyre. Një ekip prej 90 zhytësish ekspertë, 40 nga Tajlanda dhe 50 nga vende të tjera, është angazhuar në operacion.
Arritja deri në vendin ku djemtë ndodhen, është jo pak e vështirë, edhe për zhytësit me eksperiencë. Bëhet fjalë për një miksim ecjeje, ngjitjeje dhe zhytjeje. Çdo djalë që do të dalë nga shpella, do të shoqërohet nga dy zhytës, që po ashtu kanë edhe rezerva oksigjeni.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën “Tokat janë thelbësore për jetën: ato sigurojnë prodhimin e ushqimit, filtrojnë ujin dhe strehojnë një...
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga