Kultura

Vazhdon puna me projektin e Studios “A.Moisiu” “Më shumë se një ëndërr”

“Fëmijët meritojnë jo vetëm ti kene ëndrrat e tyre por edhe ti realizojnë ato”

Ky projekt është konceptuar në tri faza të rëndësishme.

Faza ë parë është Castingu  me  fëmijë dhe të rinj  që ka filluar në mars dhe do të vazhdojë deri në 6 Korrik 2011.

Në këtë proces  fëmijët bëjnë improvizime të ndryshme  duke filluar nga studimet e thjeshta deri te situata të papritura. (p.sh përballja me objekte  imagjinare), deri tek inskenimi i  përrallave  të njohura të vëllezërve Grimm.

Në fazën e dytë,  mendohet të realizohet spektakli  final i Castingut,  ku me muzikën ilustruese të disa prej Musical-ve të njohur botërore si p.sh, Mary Poppins, fëmijët do të kenë mundësi të shfaqin  aftësitë dhe talentin e tyre përpara prindërve, miqve dhe shokëve.

Mbetet edhe pak për të kapur ëndrrën!

Faza e tretë, pra 24 gusht, është fillimi me realizimin konkret të këtij projekti.

Për më tepër, shikoni galerinë tonë.