Kosova

Vdekja tragjike e futbollistit 17-vjeçar

17-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së KEK-ut dhe konsiderohej si një lojtar me të ardhme të ndritur

Familjes Pllana nga Bakshia e Obiliqit i vdiq djali i hasretit. 17-vjeçarit po dyshohet se i mori jetën shoku i tij i ngushtë, i cili e theri me thikë, raporton ‘Klan Kosova’.

Policia e Kosovës është në kërkim të dyshuarit të cilin ende nuk e ka kapur, derisa është i njohur për policinë, përcjell albinfo.ch.

Motivet e vrasjet ende nuk dihen. Familjarët nuk kanë informata Shkëlqim Pllana, që ishte futbollist, kishte ndonjë telashe me dikën.
Ata kanë thënë se ai nuk ishte në telashe, nuk konsumonte alkool, duhan dhe gjëra të tjera, kurse rastin është duke hetuar rastin.

17-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së KEK-ut dhe konsiderohej si një lojtar me të ardhme të ndritur.