Kosova

Vdes aktori i njohur i humorit, Blerim Peci

Ai ka vdekur në moshën 44 vjeçare ndërsa ka qenë i martuar dhe ka lënë pas dy fëmijë. Peci ka vuajtur nga një sëmundje e mëlçisë

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë aktori e humoristi i njohur kosovar Blerim Peci. Kohëve të fundit ai ka qenë realizues i emisionit “Vikendi”.
Ai ka vdekur në moshën 44 vjeçare ndërsa ka qenë i martuar me Afërdita Sopjanin, me të cilën ka dy fëmijë. Siç shkruajnë mediet në Prishtinë, Peci ka vuajtur nga një sëmundje e mëlçisë
Aktori i ndjerë ka qenë edhe bashkautor me Fehmi Feratin në shown televiziv komedik, “Show Meselation”.
Blerim Peci, u lind më 1 gusht të vitit 1973.