Kultura

Vdes aktori Verne Troyer

Verne Troyer, i njohur më së shumti për personazhin Mini-Me në filmat e Austin Powers, ka vdekur në moshën 49 vjeçare. Troyer, gjithashtu luajti Griphook në filmin e parë të Harry Potter. Aktori Verne Troyer morri pjesë edhe në shumë emisione televizive, duke përfshirë Big Brother në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2009. Ai ka bërë edhe paraqitje të rregullta në Celebrity Juice dhe luajti në komedinë Keith Lemon: The Film.