Bota

Vdes gruaja më e pasur në botë

Pasuria e Liliane Bettencourt vlerësohet se ishte 39.5 miliardë dollarë dhe ajo u cilësua si gruaja më e pasur në botë nga ‘Forbes’

Trashëgimtarja e gjigantëve të kozmetikës “L’Oreal”, Liliane Bettencourt, ka ndërruar jetë të enjten në moshën 94-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga vetë familja e saj, shkruan albinfo.ch.

Babai i saj, Eugene Schueller themeloi një kompani në vitin 1909, që më pas u shndërrua në grupin “L’Oreal”.

Pasuria e saj vlerësohet se ishte 39.5 miliardë dollarë dhe ajo u cilësua si gruaja më e pasur në botë nga ‘Forbes’. Vdekja e saj hap një fazë të re për “L’Oreal”, kompaninë e katërt më të madhe në Francë.

Më herët ajo ishte diagnostikuar me dementia.