Bota

Vdes Helmut Kohl, “Kancelari i Bashkimit” të Gjermanisë

Në kohën e tij si kancelar ka rënë muri i Berlinit dhe ai, në mandatin e qeverisjes së tij, ia ka dalë ta bashkojë Gjermaninë, e cila ishte e ndarë për rreth 30 vite

Ka ndërruar jetë sot Helmit Kohl, ish kancelari gjerman, i identifikuar ndryshe edhe si “kancelari i Bashkimit” të Gjermanisë. Në kohën e tij si kancelar ka rënë muri i Berlinit dhe ai, në mandatin e qeverisjes së tij, ia ka dalë ta bashkojë Gjermaninë, e cila ishte e ndarë për rreth 30 vite.

Kohl është shuar në moshën 87 vjeçare , sot në mengjes, në shtëpinë e tzij në Ludwighausen.

Ai do të mbahet mend, veç tjerash për kohën më të gjatë të qëndrimit në postin e kancelarit të shtetit: nga viti 1982 deri në vitin 1998.

I lindur më 3 prill 1930 në Ludwigshafen, Kohl është angazhuar me kohë në partinë CDU, në landin Rheinhald-Pfalz, ku, në vitin 1969 u bë edhe kryeministër. Në vitin 1982 ne saje të një koalicioni me FDP-në , ai mori postin e kancelarit. Këtë post e humbi 16 vite më vonë nga socialdemokrati Schröder.