Bota

Vdes kuzhinieri më i famshëm francez

Paul Bocuse (bakyz), një nga kuzhinierët më të famshëm të Francës, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.  Bocuse ishte eksponent i hershëm i kuzhinës së re franceze, përcjell albinfo.ch.

Bocuse kishte kombinuar pasionin për ushqimin me një publicitet që i solli atij famë dhe pasuri të majme.  Ai ishte gjithashtu një mësues për kuzhinierët e rinj.

Në vitin 1987 ai filloi Bocuse d’Or, duke vënë 24 kuzhinierë nga e gjithë bota kundër njëri-tjetrit, në atë që vazhdon të jetë gara më prestigjioze e gatimit në botë. Bocuse nga shumë njerëz në Francë është akuzuar për arrogancë të patolerueshmeme.

Kuzhinieri që kishte një grua dhe dy të dashura, vdiq në restorantin e tij.