Shkurt.ch

Vdes në spital 16 vjeçari i aksidentuar nga Kosova

Makina, për shkaqe ende të panjohura, ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është ndeshur me një makinë që vinte në mënyrë të rregullt nga ana tjetër

Të mërkurën rreth orës 17.45 në një aksident trafiku në Wilderwil të Bernës kishte pësuar lëndime të rënda një i ri 16 vjeçar me prejardhje nga Kosova. Përkundër trajtimit mjekësor ai ka vdekur në spital në mëngjesin e sotëm, njofton polizeinews.ch.

Në makinën e aksidentuar gjendeshin tre persona, transmeton albinfo.ch. Ajo, për shkaqe ende të panjohura, ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është ndeshur me një makinë që vinte në mënyrë të rregullt nga ana tjetër.

Personi që ishte në ulësen pranë shoferit ka pësuar lëndimet më të rënda dhe nga ato ka vdekur të nesërmen. Shoferi, një 19 vjeçar ka qëndruar në spital një natë ndërsa personi i tretë, 18 vjeçar është liruar po atë natë nga spitali.