Kosova

Vdes një grua në aeroportin e Prishtinës, po udhëtonte për në Zvicër

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën që në APN ka ndërruar jetë një person. Bëhet fjalë për një femër të lindur në vitin 1942. Njësitet përkatëse por merren me rastin”, ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës

Një grua e moshuar ka ndërruar jetë në Aeroportin e Prishtinës, e cila ishte nisur drejt Zvicrës.

Vdekja e saj është konstatuar nga mjekët ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, raporton “RTK”.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e ANP “Adem Jashari, Valentina Gara, përcjell albinfo.ch.

Ajo ka thënë se udhëtarja ka vdekur sot brenda objektit të aeroportit, ndërsa tani me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën që në APN ka ndërruar jetë një person. Bëhet fjalë për një femër të lindur në vitin 1942. Njësitet përkatëse por merren me rastin”, ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.