Kosova

Vdesin tri gra në aksidentin në Istog

Të hënën rreth orës 23:00 në një aksident mes dy veturave në Baicë të Istogut kanë vdekur tri pasagjere që po udhëtonin me to.

Lajmi për aksidentin bëhet i ditur në raportin e përditshëm të policisë, përcjell albinfo.ch.

“Viktimat fillimisht dërgohen ne Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar konstatohet se dy viktima femra janë pa shenja jete, ndërsa viktima e tretë femër ndërron jetë në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raportin policor.

Policia e Kosovës tregon se aksidenti ndodhi kur vozitësi i njërës nga veturat e përfshira në aksident goditi veturën tjetër.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të të vdekurave u janë liruar familjarëve.