Autotech

Veçoria e re në Messenger lehtëson bisedimet me zë në grup

Facebook Messengeri tani ju lejon të shtoni më shumë njerëz gjatë kohës teksa jeni me dikë në bisedë me zë apo video.

Veçoria e re është në dispozicion për Android dhe iOS me përditësimin e fundit.

Më herët, përdoruesit që donin thirrje me shumë veta, duhej ta mbyllnin bisedën me një mik për të nisur një tjetër, transmeton Albinfo.ch.

Në Messenger kjo nënkuptonte krijimin e një grupi për bisedë me shkrim, para nisjes së thirrjes me zë. Veçoria e re tani u kursen kohë përmes ikonës “shto një person” edhe gjatë bisedës.

Bisedat audio dhe video në grup në Messenger janë në dispozicion që nga viti 2006.