Shqipëria

Veliaj: Bienalja në Venecia, mundësi për rritjen e turizmit

“U ndjeva shumë krenar këtë javë në Tiranë. Tirana ishte një nga dhjetë vendet e rekomanduara nga “Lonely Planet” për t’u vizituar në vitin 2018"

Me projektin “Hapësira zero” kryeqyteti i Shqipërisë Tirana është prezantuar në Edicionin e 16-të të Bienales së Arkitekturës në Venecia për personalitete të huaja të artit, arkitekturës, ku morën pjesë edhe e qindra artdashës shqiptarë e të huaj.

“U ndjeva shumë krenar këtë javë në Tiranë. Tirana ishte një nga dhjetë vendet e rekomanduara nga “Lonely Planet” për t’u vizituar në vitin 2018. Ky projekt artistik është një antipastë e çfarë mund të presësh nga Tirana. Tirana sigurisht që nuk ka luksin, historinë apo trashëgiminë që mund të ketë Italia e Rilindjes dhe e epokave të lavdishme të së shkuarës, por është padyshim origjinale. Besoj që kjo eksperiencë origjinale e ka koncentratin e vet në këtë pavijon”, ka thënë Veliaj, teksa e krahasoi projektin “Hapësira zero”, që përfaqëson Shqipërinë në Bienalen e Venecias, me një sofër tipike tironse që ushqen shpirtërisht me art dhe kulturë.

Veliaj shprehu vlerësimet edhe për pavionin e Kosovës, i cili është kuruar me kujdes duke treguar në një skenë të globalizuar si Bienalja e Venecias sakrificat dhe transformimin në kohët më të vështira.

 

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/10156467805701926/?t=36