Shqipëria

Veliaj priti studentët shqiptarë nga Zvicra

Pasi vizituan jugun e Shqipërisë, 14 studentë nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës, të shoqëruar nga tour-guide i tyre, u takuan me Z. Veliaj

Një grup studentësh, anëtarë të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Gjenevës, ditë më parë vizitoi Shqipërinë dhe u takua me Kryebashkiakun e Tiranës Z. Erion Veliaj.

Në mars të këtij viti, Z. Veliaj ishte në vizitë në Lozanë për të takuar homologun e tij, kryebashkiakun e këtij qyteti, Z. Junod. Në konferencën e organizuar nga albinfo.ch me diasporën shqiptare kishte të pranishëm po ashtu edhe studentë të universiteteve zvicerane, të cilët debatuan me Z. Veliaj. Gjatë bisedës studentët treguan se do ta vizitonin Shqiperinë së shpejti, dhe Kryebashkiaku i ftoi në zyrën e tij.

Pasi vizituan jugun e Shqipërisë, 14 studentë nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës, të shoqëruar nga tour-guide i tyre, u takuan me Z. Veliaj.

Kryetari i Bashkisë u tregoi studentëve për historinë e qytetit të Tiranës si dhe zhvillimet e vitëve të fundit të kryeqytetit. Studentët ndanë përshtypjet e tyre rreth Tiranës. Pastaj, Kaltrina Ilazi, koordinatore e Shoqatës, përshkruajti aktivitetet e shoqatës. Gjatë bisedës, studentët shkëmbyen ide dhe mendime për mundësitë e studentëve në mërgatë për të kontribuar në vendlindje dhe për t’i mbështetur studentët nga trojet shqiptare që dëshirojnë të studiojnë në Zvicër.