Shqipëria

Veliaj sulmohet me vezë

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj është qëlluar me vezë. Veliajn e kanë sulmuar me vezë në shenjë proteste kundër prishjes se Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Incidenti ka ndodhur para fillimit të takimit të Veliajt me artistët, përcjell albinfo.ch.

Video është postuar në rrjetet sociale nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, derisa deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga Veliaj apo Partia Socialiste.