Shqipëria
Vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agroni, dorëzohet tek autoritetet italiane
Vëllai i ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, Agroni, ka marrë vendim për t’iu dorëzuar autoriteteve italiane. Xhafa, përmes një letre publike thotë se ka vendosur të paraqitet sot në Itali tek autoritetet përkatëse.
Ai thotë se e ka marrë këtë vendim, edhe pse nuk ka pasur asnjëherë asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzekutuar këtë vendim, përcjell albinfo.ch.
Agron Xhafaj thotë se i detyrohet bashkëshortes dhe dy fëmijëve, të cilëve iu është përkushtuar maksimalisht. Ai e pranon se ka gabuar në rininë e tij.
“Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për t’u pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar”, thotë ai.
Agron Xhafaj ka ngritur kallëzim penal në Prokurori ndaj tre zyrtarëve të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Ervin Salianji, të cilët publikuan të hënën audiopërgjimin, përmes të cilit pretendonin se Agron Xhafaj vazhdon të ushtrojë aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës në Vlorë.
E-Diaspora
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër