Sport
Vëllezërit Xhaka do të qëndrojnë në Basel
Futbollistët kosovarë Taulant Xhaka e Granit Xhaka do të luajnë edhe më tutje për skuadrën kampione të Zvicres, Basel.
Në faqen zyrtare të klubit bëhet e ditur se dy fudbollistët kosovarë kanë rinovuar kontratat me këtë skuadër zvicerane. Vëllezërit Xhaka kanë firmosur kontrata të reja të vlefshme deri në verën e vitit 2015. Granit Xhaka 18-vjeçar këtë stinor ka zhvilluar 16 ndeshje në të gjitha garat për Baselin.
Ndërkohë vëllai i tij Taulanti që është 19 vjeç ka debutuar në Superligën e Zvicrës me Baselin fundjavën e kaluar. “Ne këtu në Basel kemi trajnerin Thorsten Fink që llogarit në lojtarë të rinj. Kjo është një shenjë e mirë për ne”, ka thënë Graniti.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit