Sport

Vëllezërit Xhaka: Donacion 15 mijë € për “Vëllaznimin” e Gjakovës

Granit dhe Taulant Xhaka pas një sezoni të jashtëzakonshëm në skuadrat e tyre por edhe në përfaqësueset e Zvicrës dhe Shqipërisë, së bashku më babain e tyre Ragipin edhe sivjet pushimet verore po i kalojnë në Kosovë.

Ashtu  si herëve të tjera, edhe kësaj radhe vëllezërit Xhaka nuk janë ardh duarthatë.  Familja Xhaka të hënën do të qëndroj në Gjakovë ku ka planifikuar të ndaj një donacion prej 15 mijë eurosh për klubin e futbollit gjakovar “Vëllaznimi”, njofton “RTK”, përcjell “albinfo.ch”.

Donacioni i familjes Xhaka, vjen në kohën e duhur për klubin nga Gjakova i cili është duke u përballur me vështirësi të ndryshme.

Në donacionin e tyre bëhet e ditur se do të këtë topa dhe pajisje tjera sportive të cilat do të iu shërbejnë klubit për përgatitjet e tyre sa më të mira për sezonin e ri.

Ceremonia e ndarjes së Donacionit do të zhvillohet të hënën me 6 korrik duke filluar nga ora 17 në Gjakovë ku më pas do të jetë edhe një konferencë për media.

 

Albinfo.ch