Sport

Vëllezërit Xhaka, ndër më të dalluarit në futboll

Taulant dhe Granit Xhaka edhe një herë kanë përfunduar në qendër të vëmendjes së mediave botërore, kësaj radhe nga “Gazzetta Dello Sport”, si vëllezërit që luajnë në nivelin më të lartë

Vëllezërit të cilët merren me futboll përbëjnë gjithnjë lajm, sidomos kur luajnë kundër njëri-tjetrit.

 

Shqiptarët kanë vëllezërit Xhaka. Taulanti dhe Graniti nuk janë vetëm të njohur për shkak se kanë luajtur kundër njëri-tjetrit, por ata luajnë futboll në nivelin më të madh. Taulanti aktivizohet për Shqipërinë dhe Baselin, derisa Graniti për Zvicrën dhe Arsenalin.

 

Gazeta më e madhe sportive në Itali, “Gazzetta Dello Sport” ka bërë një përshkrim me vëllezërit më të njohur në futboll, në mesin e tyre edhe vëllezërit shqiptarë, përcjell albinfo.ch.

 

“Vetëm një gjë të përbashkët në karrierat e tyre: Baseli. Në jetë, gjithmonë kanë bërë zgjedhje të ndryshme, mbi të gjitha ajo e kombëtares me të cilën kanë preferuar të luajnë. Graniti ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën, ndërsa Taulanti Shqipërinë. Të dy, për herë të parë janë përballur me njëri-tjetrin në fushën e lojës në Evropianin ‘Francë 2016’”, ka përshkruar “Gazzetta” vëllezërit Xhaka.