Kalendari

Vend i lirë pune në Konsullatën e Kosovës në Cyrih

Republika e Kosovës – Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Punëve të Jashtme – Ministarstvo Inostranih Poslova – Ministry of Foreign Affairs

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë

Misioni Konsullor në Cyrih

 

 

Misioni Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih, shpall:

K O N K U R S

Për vend të lirë pune:

Pozita:                                                   Asistent/e Administrativ/e

Vendi i punës:                                     Misioni Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih

Kohëzgjatja e kontratës:                 Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh

Data e aplikimit:                                  20 maj 2016 deri më 3 qershor 2016

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Punon nën mbikëqyrjen e zyrtarit të konsullatës, i cili është përgjegjës për funksionet administrative. I caktuari në këtë detyrë duhet të jetë në gjendje që të kryej detyrat e përgjithshme administrative dhe funksione mbështetëse logjistike, si dhe duhet të ketë njohuri të përgjithshme të punës me kompjuter dhe përgatitjes së dokumenteve. Funksionet specifike përfshijnë, siç vijon:

  • Përgatitja e raporteve dhe korrespondencës së thjeshtë; procesimi i faturave, pagesave për pajisje, licencave dhe formularëve të qeverive mikpritëse, dhe dokumente financiare.
  • Kryerja e transaksioneve bankare dhe financiare rutinore; pagimi i faturave dhe shërbimeve, qirasë si dhe pagesa të tjera.
  • Kryerja shërbimeve postare dhe të valixheve diplomatike për ambasadë dhe konsullatë; zgjedhja dhe distribuimi i korrespondencës hyrëse; rregullimi i shërbimeve postare dhe transportit të mallrave.
  • Mbajtja e një inventari të saktë për të gjitha pasuritë e ambasade dhe të konsullatave; prokurimi dhe mirëmbajtja e furnizimeve të shpenzimeve, përfshi artikujt e zyrës, furnizimet për ndërrimin e fotokopjeve dhe pajisjeve të tjera të zyrës, fletë për kopje dhe produkte të tjera të letrës, furnizimet për pajisjet, dhe pajisjet e nevojshme për mirëmbajtje të vogël.
  • Kryerja e riparimeve të thjeshta dhe mbajtja e listës së operatorëve të shërbimeve, përfshi personat që merren me riparime, pastruesit, rojet, vozitësit dhe personeli lëvizës.
  • Mirëmbajtja e rregullt e hapësirës për deponimin e dosjeve të ambasadës ose konsullatës.
  • Adresimi i pagesës për transportin ajror të mallrave dhe transportin e pajisjeve shtëpiake për personelin e ambasadës ose konsullatës; procesimi i faturave për ngarkesa dhe dokumentet e doganave.
  • Aranzhimi i operatorëve dhe shërbimeve për teknologji informative; dhe prokurimi i pajisjeve dhe shërbimeve të TI-së.

Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:

  • Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
  • Te jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës ( me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetase e shtetit pranues;
  • Të ketë njohuri të gjuhës gjermane, kurse preferohet edhe njohja e gjuhës angleze
  • Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
  • Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën gjermane, kurse preferohet dhe gjuha angleze;
  • Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve administrative;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
  • Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës.

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte, për të hyrë në  rrethin e ngushtë dhe pastaj për të  intervistuar. 

  • CV-në;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Kopjet e kualifikimit-diplomës;
  • Dy refernaca të punës dhe një letër motivuese;
  • Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;
  • Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues (nëse e lejon praktika e shtetit pranues);
  • Këto dokumente mund të dërgohen përmes postës në adresën:

 

Konsullata e Republikës së Kosovës

Eugen- Huber Strasse 19A,  8048 Zurich

VINI RE*** Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.

.