Bota

Vendet më demokratike në botë

“Freedom House” ka krijuar një hartë të vendeve me demokracinë më të madhe.

Në krye si vendet më të lira janë ato skandinave: Finlanda, Norvegjia dhe Suedia. Pas tyre janë Kanadaja, Holanda, Australia, Luksemburgu, Zelanda e Re, Uruguai dhe Danimarka, shkruan albinfo.ch.

Më së keqi është gjendja në Siri, Sudanin Jugor, Eritre, Korenë e Veriut, Turkmenistan, Guinenë Ekuatoriane, Arabinë Saudite, Somali, Uzbekistan, Sudan, Republikën Qendrore Afrikane dhe Libi.

Për Ballkanin Perëndimor thuhet se ka nevojë për angazhim të vazhdueshëm nga jashtë.

Në botë, 2.7 miliardë njerëz jetojnë pa liri. Gjysma e tyre jetojnë në Kinë, e cila renditet në vendin e 19-të.