Bota

Vendet e BE-së refuzojnë azilin për të dyshuarit për terrorizëm

Vendet e BE-së kanë të drejtë të refuzojnë azilin për personat e lidhur me grupe terroriste, madje edhe në rastet kur ata personalisht nuk i kanë kryer ose planifikuara aktet e dhunës, vendosi sot një gjykatë evropiane, përcjell albinfo.ch.

Ky vendim erdhi nga Gjykata Administrative Supreme belge, duke hedhur poshtë kërkesën për azil të një marokeni, Mustafa Luna, i cili ishte dënuar në Belgjikë për anëtarësim në një organizatë islamike.

Gjykata e BE-së konstaton se përgatitja e pasaportave të falsifikuara për emigrantët e paligjshëm nga vendi i organizatës islamike të marokenit është bazë e mjaftueshme për refuzimin e kërkesës për azil.

Sipas Gjykatës, Lunani aktivitetet e tij i ka kryer në grup dhe vepron në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara”.
Lunani ka ngritur padi, duke arsyetuar se ai mund t’i nënshtrohet torturës në qoftë se kthehet në Marok.