Bota

Vendet më të nxehta në botë dhe ato më të ftohta

Rekordi për temperatura të larta sigurisht se mbahet në Dasht-e Lut të Iranit me 70.7 gradë Celsius

Nëse mendoni se keni probleme me temperaturat, atëherë nuk jeni të vetmit, por sigurisht se e keni më mirë se shumë vende në botë.

 

“Telegraph.co.uk” ka bërë një renditje me pesë vendet më të nxehta në bota, dhe pesë vendet më të ftohta, përcjell albinfo.ch.

 

Kjo renditje është bërë përfshin Luginën e Vdekjes në SHBA, ku temperatura më e lartë ishte regjistruar 57.6 gradë Celsius apo Al-Aziziyah në Libi me 58 gradë Celsius, por rekordi sigurisht se mbahet në Dasht-e Lut të Iranit me 70.7 gradë Celsius.

 

Por në listë, janë përfshirë edhe vendet e ftohta, si Antartika me rekordin e regjistruar -93.2 gradë Celsius apo edhe Oymyakon në Rusi me -67.8 gradë Celsius, por edhe Denali në SHBA me minus 73.

 

Vendet më të nxehta

Lugina e Vdekjes, SHBA 56.7 gradë Celsius

Al-Aziziyah, Libia 58 gradë Celsius

Dallol, Etiopi 34.6 gradë Celsius

Dasht-e Lut, Iran 70.7 gradë Celsius

Bangkok, Tailandë 35 gradë Celsius

 

Vendet më të ftohta

Stacioni Vostok, Antartika -93.2 gradë Celsius

Eureka, Kanada -40 gradë Celsius

Oymyakon-Rusia -67.8 gradë Celsius

Denali, SHBA -73 gradë Celsius

Ulaanbaatar, Mongolia -26.5 gradë Celsius