Bota
Vendi ku qiraja kushton vetëm 50 euro
Kryebashkiaku i këtij fshati, Alvaro Ferrer, ka dalë me një ide, që familjet që kanë fëmijë, t’u ofrohet një vend pune dhe me qira prej 50 euro në muaj, për të rritur numrin e nxënësve

Ashtu si edhe në disa vende tjera në Evropë që po braktisen, i njëjti fenomen po ndodh edhe në fshatin spanjoll, Portell.
Shumë fëmijë e kanë braktisur shkollën, pasi janë larguar nga fshati, derisa rrezikohet edhe mbyllja e shkollës, pikërisht për shkak të mungesës së nxënësve, përcjell albinfo.ch.
Kryebashkiaku i këtij fshati, Alvaro Ferrer, ka dalë me një ide, që familjet që kanë fëmijë, t’u ofrohet një vend pune dhe me qira prej 50 euro në muaj, për të rritur numrin e nxënësve.
Ai ai ka marrë me qindra reagime ndaj apeleve të tij, me njerëz nga e gjithë Spanja, e madje edhe nga disa vende të Amerikës Latine si Argjentina dhe Kolumbia. Por, duke qenë se qyteza ka vetëm shtatë vende pune dhe tre ambiente akomodimi për të ofruar, kryebashkiaku i ka kërkuar të interesuarve të dërgojnë aplikime për shqyrtim.
Nxënësit e përzgjedhur u morën në pyetje nga bordi i shkollës javën e shkuar. Më 4 prill, fshati Portell njoftoi se 10 familje mund të vendoseshin në fshat në fund të vitit shkollor dhe katër fëmijë të rinj do të nisnin mësimin vitin e ardhshëm.
Provinca e Castellon, ku edhe ndodhet Portell, vuan nga depopullimi. Sipas të dhënave rajonale, 86% e komunave të saj kanë më pak se 5 mijë banorë dhe 19 prej tyre, më pak se 100 banorë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Nordrhein-Westfalen
Kosovarët të katërtit për natyralizime Kosovarët ndodhen në vendin e katër për natyralizime në landin gjerman Nordrhein-Westfalen, pas turqve, britanikëve dhe...
-
Gjermani
Shqiptari rrahu për vdekje sirianin, Prokuroria kërkon mbi 5 vjet burg
-
Qendrat fetare në Çikago, vatra të kulturës shqiptare
-
Arrestohet një person 23-vjeçar me afër dy kilogramë kokainë
-
PFULLINGEN
Leksion mbi Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Gjatë vitit 2017
Përgjysmim i rasteve të ekstremizmit islamik në ushtrinë e Zvicrës Në vitin 2017 është shënuar për herë të parë pas disa vitesh (nga viti 2013) ulje...
-
Delegacioni arsimor nga Kosova merr mësime nga sistemi arsimor i Zvicrës
-
Lucern
Shtetasi nga Maqedonia paditet për ngacmim seksual dhe tentim përdhunimi
-
Nga 1 qershori, në Zvicër zbriten çmimet e biletave të trenit
-
Shqiptari “fluturon” nëpër autostradë me 209 kilometra në orë për të parë ndeshje futbolli