Shkurt.ch

Vendimi i Donald Trump për ndalim e refugjatëve ka prekur edhe Zvicrën

Dekreti i fundit i Donald Trump gjithashtu ka prekur edhe Zvicrën. Kompanitë ajrore nuk kanë transportuar udhëtarë nga vendet e ndaluara nga SHBA-ja.

Në aeroportin e Cyrihut tashmë ka filluar të zbatohet vendimi në SHBA. „Swiss“ nuk ka transportuar pasagjerë nga vendet e prekura në SHBA. Disa dhjetëra janë prekur tashmë këtë fundjavë.

Dy grupe të udhëtimit të refugjatëve nga shtatë vende, të cilat kanë qenë të prekura nga vendimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që nga e premtja janë detyruar të anulojnë udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 15 persona kishin planifikuar fluturimin e të dielën, 20 të hënën, tha zëdhënësja e “Swiss”, Karin Müller, përcjell albinfo.ch.

Në rast se dikush duhet të fluturojë në SHBA, pavarësisht ndalimit të hyrjes, linja ajrore është e detyruar të marrë përsipër fluturimin e kthimit. Linja ajrore kishin për të siguruar se pasagjerët që ishin në bord kishte dokumentet e nevojshme për hyrje, shpjegoi Müller.

“Swiss” ka dhjetë fluturime në ditë për në SHBA. Kompania rekomandon që të gjithë personat të cilët mund të preken nga dekreti presidencial të kontaktojnë përfaqësitë amerikane në vendin e tyre.