Sport

Vendimi për «Kosovo, Kosovo» të Beerschot-it, më 26 prill

Komiteti sportiv i Federatës belge të futbollit, më 26 prill të këtij viti, do ta sjellë vendimin në lidhje me rastin e brohoritjeve raciste gjatë ndeshjes futbollistike kampionale në mes të Germinal Beerschot dhe Gent, që ishte zhvilluar më 16 shkurt të këtij viti, në kuadër të Kamionatit belg të futbollit.

Komiteti sportiv ka dëgjuar gjatë kësaj jave Komisionin qendror të gjyqtarëve dhe opinionin e ekspertëve të Federatës belge të futbollit. Tifozët e Germinal Beerschot e kishin sulmuar portierin serb të Gentit, Bojan Jargoçeviç, duke brohoritur parullat : “Kosovo, Kosovo”. Ekipi nga Kiel vlerëson se këto brohoritje nuk përmbajnë asgjë raciste, shkruan Agjencia tekegrafike belge «belga»