Sport

Vendoset për Berishën

Etrit Berisha pritet që karrierën ta vazhdojë në Atalanta, që ka vendosur të blejë kartonin e tij nga Lazio

 

Portieri shqiptar, Etrit Berisha kishte shkëlqyer sezonin e kaluar për Atalanta. Berisha ishte i huazuar nga Lazio, shkruan albinfo.ch.

 

Dy skuadrat siguruan Ligën e Evropës, derisa Atalanta ka vendosur të blejë kartonin e tij dhe ai do të qëndrojë në Bergamo.

 

Kujtojmë që edicionin e kaluar te Lazio, portieri i parë ishte Thomas Strakosha, i cili gjithashtu zhvilloi një kampionat të jashtëzakonshëm.

 

Berisha dhe Strakosha janë pjesë e Kombëtares shqiptare të futbolli, ku gjithashtu kanë treguar paraqitje të mira.