Shkurt.ch
Vendpushimi Zermatt çlirohet nga bllokada e borës
“Linja në mes të Täsch-it dhe Zermatt-it u arrit të lirohej me sukses nga bora”, ka bërë të ditur ndërmarrja hekurudhore “Matterhorn Gotthard Bahn”
Fshati Zermatt që është një vendpushim shumë i njohur në Kantonin Valis pas dy ditëve që ishte i izoluar nga bota, më në fund është i arritshëm për të gjithë. Nga ora 17 e 15 është rivendosur lidhja hekurudhore në mes të Zermattit dhe fshatit Täsch. Ndërsa nga këtu, udhëtarët duhet të vazhdojnë me autobusë rrugën deri në Visp, njofton srf.ch.
“Linja në mes të Täsch-it dhe Zermatt-it u arrit të lirohej me sukses nga bora”, ka bërë të ditur ndërmarrja hekurudhore “Matterhorn Gotthard Bahn”, transmeton albinfo.ch. Duke filluar nga nesër (e enjte) parashikohet që të futet sërish në qarkullim linja Täsch-Wisp.
Është hapur edhe rruga në drejtim të lokaliteteve Saas Grund dhe Saas Fee. Përkundër bllokimit në të cilin jetohej prej dy ditësh, ndër qytetarët dhe turistët në Zermatt ka mbretëruar një atmosferë e mirë, ka thënë për mediet, kryetari i Komunës, Romy Biner-Hauser.
Siç është shkruar tashmë, bora e madhe kishte bllokuar të gjitha rrugët për në Zermatt. Bllokimin e ka zgjatur edhe një ortek që ka rënë nga malet duke e i mbyllur rrugët. Për këtë arsye, në fshatin turistik kishin mbetur të ngujuar rreth 13 mijë turistë, përveç banorëve lokalë, transmeton albinfo.ch. Para se të hapeshin rrugëtdje dhe sot ishte vendosur një “urë ajrore”, gjegjësisht një linjë helikopterësh. Por kishte ankesa pasi që për shfrytëzimin e një lidhjeje të tillë duhej paguar 70 franga.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?