E-Diaspora

Verërat e Kosovës po promovohen në Gjermani

KIESA-MTI ka organizuar paraqitjen shtetërore në një ndër panairet më të mëdha ndërkombëtare për verëra ProWein në Dyseldord, Gjermani, ku po promovohen verërat kosovare.

Në këtë paraqitje shtetërore nën brendin e njohur globalisht “Kosovo Ready For You” produktet e tyre po i promovojnë pesë kompani kosovare: “N.P.T. Haxhijaha Sh.p.k” (Bodrumi i Vjeter), “Stone Castle Vineyard & Winery L.L.C” (StoneCastle), “Biopak Sh.p.k” (Illyrian Winery), “Kosova Wine Sh.p.k” (Kosova Wine), “Suhareka Verari Sh.p.k” (Suhareka Wine), përcjell albinfo.ch.

Në shtandin e Kosovës blerës, distributor dhe agjent shitjesh nga anembanë bota po njoftohen nga afër me produktet e kompanive kosovare dhe njëherësh po degustojnë verërat kosovare.

Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare të njihen me trendet e industrisë ndërkombëtare në fushën e verarisë dhe të lidhin marrëveshje eksporti me blerës, distributor dhe agjent shitjesh ndërkombëtar.

Panairi “ProWein2018” është i hapur gjatë 18-20 mars 2018 dhe shtandi i Kosovës, nën organizimin dhe menaxhimin e KIESA-s, është në Hall 15/K03.