Jeta në Zvicër

Verës shtohen aksidentet në trafik dhe në kantierët e ndërtimit

Në sezonin e verës numri i aksidenteve të komunikacionit në Zvicër po rritet. Temperaturat e larta shkaktojnë më shumë aksidente serioze edhe në vendin e punës. Në aksidentet e trafikut në rrugët zvicerane vetëm në tri ditët e fundit janë raportuar për katër vdekje dhe disa të plagosur.

Bëhet fjalë për një tendencë që ka ekzistuar prej vitesh, thotë Thomas Rohrbach, zëdhënës i Zyrës zvicerane të rrugëve (Astra). “Për fat të keq, më shumë aksidente ndodhin në sezonin e verës, në dimër dhe në vjeshtë”.

“Më shumë se gjysma e njerëzve të lënduar rëndë janë personat që ishin në lëvizje me motoçikleta ose biçikleta”.

“Rreziku nga lëndimet në një aksident është tetë deri në nëntë herë më i madh me një motoçikletë se sa me veturë”, kjo është arsyeja për këtë rritje sezonale.

Në kantonin e Thurgaut janë raportuar tashmë tri aksidente fatale që nga e diela. Zëdhënësi Matthias Graf shprehet: “Gjatë ditëve të fundit, në kantonin tonë kanë ndodhur më shumë aksidente që kanë të bëjnë me dëme materiale, po edhe me lëndime dhe vdekje”. Nëse kjo ka lidhje me temperaturat e larta, nuk mund të qartësohet përfundimisht.

Një vështrim në statistikat e Suva-s tregon për një rritje të aksidenteve në punë në ndërtimtari nga qershori deri në shtator. Zëdhënësja e Suva-s, Gabriela Hübscher, e shpjegon këtë me aktivitetin e lartë në ndërtimtari, sidomos në muajt e verës.

Megjithatë, nuk mund të përjashtohet mundësia që madje edhe temperaturat e larta të ndikojnë në rritjen e numrit të aksidenteve.