Kosova

Veseli: Në qershor presim liberalizimin

"Qytetarët e Kosovës pa të drejtë janë të privuar për 8 vjet nga lëvizja e lirë. Ne presim vendimmarrje pozitive, e cila është e drejtë ndaj qytetarëve tanë. Besojmë shumë se do të kemi vendimmarrje pozitive e cila është vendimmarrje e drejtë."

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,  ka deklaruar se vendimmarrja e BE duhet të jetë e drejtë në raport me qytetarët e shtetit më të ri në Ballkan. Ai ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave, pasi tashmë janë përmbushur të gjitha kushtet.

“Qytetarët e Kosovës pa të drejtë janë të privuar për 8 vjet nga lëvizja e lirë. Ne presim vendimmarrje pozitive, e cila është e drejtë ndaj qytetarëve tanë. Besojmë shumë se do të kemi vendimmarrje pozitive e cila është vendimmarrje e drejtë. Kemi parasysh dhe rreth 30- 40 kushte kemi plotësuar më shumë se secili vend i rajonit, ndërkohë që Kosova ballafaqohet ende me izolimin”, ka theksuar Veseli në një intervistë për televizionin Ora News. Ndërsa ka shtuar se nëse nuk jepet vlerësim pozitiv kjo do të ishte një damkë për Bashkimin Evropian  në kuadër të atyre vlerave që promovon.