Kosova

Veseli premton se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë këtij viti

Në takimet me "Dekadën e re", Veseli ka përmendur edhe liberliaizmin e vizave.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, para të rinjve në kuvendin zgjedhor në Vushtrri ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë këtij viti, por të rinjtë e Kosovës, ka thënë ai, kanë besim dhe do ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtetin e Kosovës nëpërmjet ideve inovative, shkruan Albinfo.ch.

“Partia Demokratike e Kosovës beson te rinia dhe energjia që të rinjtë sjellin. PDK-ja gjithmonë u ka dhënë hapësirën meritore të rinjve në vendimmarrje. Mbi 20 mijë të rinj anekënd Kosovës i janë bashkuar PDK-së për Dekadën e Re dhe kjo është dëshmia më e mirë se partia jonë po fuqizohet dhe reformohet me energji e ide të reja për të ardhmen e shtetit”,  ka thënë Veseli.