Kosova
Veseli takon përfaqësues të Korporatës Amerikane që pritet të hapë 1000 vende të reja pune
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është takuar gjatë ditës së sotme me përfaqësues të një Korporate Amerikane e cila brenda dy viteve pritet të punësoj 1 mijë persona në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka takuar në Prizren përfaqësuesit e Korporatës së njohur Amerikane “Sutherland Global”, e cila merret me procesimin e shërbimeve biznesore dhe e cila ka ardhur të investojë në Kosovë, që sipas tij do të hapë mbi 1000 vende të reja pune në fushën e IT-së, shkruan Albinfo.ch.
Veseli ka treguar se që nga fillimi i komunikimit me kompaninë Amerikane, ka inkurajuar drejtuesit që të vizitojnë dhe të investojnë në Kosovë.
Ai shtoi se brenda dy viteve kjo kompani do të punësoj 1 mijë persona.
“Ne shumë shpejt do të kemi liberalizimin e vizave, por ne duhet të punojmë që rininë ta mbajmë në Kosovë dhe perspektivën ta ketë këtu”, theksoi Veseli.
Zv/drejtori i kompanisë Amerikane, Ks Kumar, ka thënë se të gjitha shërbimet që ofron kjo kompani u ofrohen kompanive më të mëdha në botë.
Ai tha se ndihet i kënaqur që për katër muaj të operimit të saj në Kosovë, kompania ka arritur të punësojë 150 të reja dhe rinj kosovarë.
“Falëderoj kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe për mbështetjen e ofruar. Ky është vetëm fillimi. Besoj që për një periudhë prej 18-24 muaj, do të jemi në gjendje të ofrojmë edhe 1 mijë vende të reja pune për kosovarët”, theksoi Kumar.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe