Kosova

Veseli thërret në telefon Fajon, flasin për vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka biseduar në telefon me eurodeputetin Tanja Fajon dhe e ka falënderuar atë për mbështetjen e Kosovës në liberalizmin e vizave.

“Me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian folëm për hapat e mëtutjeshëm drejt vendimit final për heqjen e vizave. Presim që deri në fund të muajit gusht, Komisioni LIBE ta miratojë rekomandimin për vizat, për ta proceduar menjëherë në Parlamentin Evropian, në mënyrë që deri në fund të vitit qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.”, ka shkruar në Facebook kryeparlamentari Veseli.

Ndryshe para dy ditësh Kosova ka marrë rekomoandimin pozitiv për vizat, nga Komisioni Evropian.