Kosova

A veshin anti-plumb liderët e Kosovës

Në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ janë transmetuar pamje ekskluzive nga angazhimi dhe detyrat e pjesëtarëve të Njësisë së Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës.

Ky emision solli detaje se si u planifikua dhe si u realizua mbrojtja e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe liderëve shtetërorë në ditën e shpalljes së Pavarësisë 10 vjet më parë, përcjell albinfo.ch.

Gjatë këtij emisioni, zëvendëskomandanti i kësaj Njësie, Afrim Rashica, foli rreth asaj se a veshin kryeministrat apo liderët e tjerë jelek anti-plumb.

“Ka raste, mirëpo kjo është vetëm në raste kur kemi sulm. Në rast të sulmit i kemi procedurat tona të intervenimit, i vendosim anti-plumb derisa të evakuojmë në një pikë të sigurt”, është shprehur Rashica.

Ai ka thëne se nuk e di nëse kryeministri ka dalë në konferencë ndonjëherë i veshur me anti-plumb.