Lifestyle
Veshjet për burra, tejkalojnë ato të grave
Në kopshtet e Pallatit mbretëror të Parisit pas shfaqjes, Roopal Patel, drejtoreshë mode në dyqanin në Neë York, tha që në pesë vitet e fundit ka pasur zhvillim në veshjet e burrave
Brendet luksoze janë duke filluar të rrisin prodhimin e veshjeve të burrave, të cilat që një kohë të gjatë kanë qenë në vend të dytë pas veshjeve të grave, por pritet të rritet derisa stilet po popullarizohen bashkë me veshjet e rrugës si bluzat me kapela.
Në shfaqjen e fundit të javës së modës së burrave të brendit Louis Vuitton me një koleksion të ri të dizajnerit Virgil Abloh, i cili ka qenë DJ janë përfshi xhupa me kapuç, aksesorë dhe pallto.
“Mendoj se burrat po kujdesen shumë më shumë për vete. Tashmë i kushtojnë më shumë rëndësi asaj se çveshin, madje edhe sa i përket kozmetikës. Ata kujdesen edhe për trupin e tyre” tha një klient.
Në kopshtet e Pallatit mbretëror të Parisit pas shfaqjes, Roopal Patel, drejtoreshë mode në dyqanin në Neë York, tha që në pesë vitet e fundit ka pasur zhvillim në veshjet e burrave. Përgjatë qytetit në shtëpinë e modës Dior për burra, java e modës së burrave i uroi mirëseardhjen një ndryshimi tjetër derisa Kim Jones arriti në kulm me suksesin e tij për shtëpinë e modës Louis Vuitton, më shumë prova që brendet luksoze po kërkonin të rrisnin prodhimin e veshjeve të burrave.
Veshjet e grave prapë kishin pjesën më të madhe të fitimit të veshjeve dhe këpucëve në vitin 2017, me veshjet e burrave duke pasur më pak se një çerek industrisë prej 1.7 trilionë dollarës. Duke bërë pazar në Paris me partneren e tij, agjenti i pasurive të luksit Joachim Anandajan tha që ishte e rëndësishme që në jetën e tij profesionale të dukej mirë dhe që rritja e rrjeteve sociale e kishte rritur trendin.
“Natyrisht tani me të gjitha këto rrjete sociale, kaloni më shumë kohë duke menduar për dukjen . Madje shpesh shembull i marrim futbollistët dhe them se gjithë këtë e filloi David Bekham” tha ai.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?