Të tjera

Vetëm Gega përfaqëson Shqipërinë në Botërorin e atletikës

Luiza Gega është atletja e vetme që do të përfaqësojë Shqipërinë në Botërorin e 17-të të Atletikës për salla të mbyllura, që ka nisur të enjten në Birmingham të Anglisë.

Gega do të garojë në garën 1500 metra, të premten pasdite.

Botërori i Atletikës do të zgjasë vetëm katër ditë, me fituesit që marrin shuma të majme.

Sa i përket kampionit të Ballkanit, Izmir Smajlaj, ai do të jetë vetëm si shikues, pasi është tërhequr nga gara për shkak se mjekët i kishin sugjeruar pushim. Smajlaj synon të ketë sukses në Lojërat Mesdhetare në qershor.