Shkurt.ch
Vetëm Maudet nga FDP/PLR siguron postin në raundin e parë
Të gjithë kandidatët tjerë për ekzekutivin që ka 7 vende, duhet të provojnë veten në raundin e dytë, që mbahet më 6 maj
Në zgjedhjet për ekzekutivin e Kantonit që u mbajtën sot në Gjenevë, vetëm drejtori aktual i drejtësisë, Pierre Maudet nga FDP/PLR ka arritur të sigurojë që në raundiun e parë postin edhe për një mandat. Të gjithë kandidatët tjerë për ekzekutivin që ka 7 vende, duhet të provojnë veten në raundin e dytë, që mbahet më 6 maj.
Në zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit të Gjenevës ndërkaq, që po ashtu janë mbajtur sot, partitë SVP/UDC dhe MCG kanë pësuar humbje të mëdha.
MCG ka humbur 9 nga 20 vendet që kishte ndërsa SVP/UDC i ka me të renë gjithsej 8 vende, ose 3 më pak se që ka pasur deri tash.
Partia që edhe deri tash ishte më e madhja në këtë parlament, FDP/PLR ka shtuar numrin e deputetëve për pesë veta, duke arritur në numrin prej 29 deputetësh.
I posakonfirmuari për mandatin e dytë, Maudet, njihet si një ndër politikanët më popullorë në Zvicrën frankofone. Vetëm pak ditë më parë ai është zgjedhur kryetar i Konferencës së drejtorëve për Polici dhe Drejtësi të Kantoneve të Zvicrës,
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?