Kosova

Veteranët e luftës nisin peticionin për ndryshime në ligjin për Gjykatën Speciale

Veteranët e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur të premten nënshkrimin e një peticioni me të cilin synojnë ndryshime në fushëveprimin e Gjykatës Speciale.

Ata kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të miratojë ndryshim-plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar për “çështjen diskriminuese ndaj Kosovës”, shkruan KlanKosova.

Me 82 vota për dhe procedurë të përshpejtuar, Kuvendi i Kosovës pati miratuar ligjin për Gjykatën Speciale dy vjet më parë, përcjell albinfo.ch.