Kosova

Vetëvendosje padit Thaçin për tradhti kombëtare

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën do të shqyrtohet marrëveshja e demarkacionit, ka njoftuar se partia e saj ka bërë kallëzim penal ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

“Sot në mëngjes kemi deponuar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal kundër Hashim Thaçit për shkak të tradhtisë ndaj vendit”, ka thënë Haxhiu në një deklaratë për media, përcjell albinfo.ch.

Këtë kallëzim penal deputetja Haxhiu e ka arsyetuar me nënshkrimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, sipas së cilës Thaçi këtij shteti fqinj i ka dhënë territor të Kosovës.

Sot, Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë këtë marrëveshje dhe do ta hedh në votim. Për të kaluar duhen 80 vota.