Shqipëria

Vetëvritet me armën e shërbimit polici në Fier

Një efektiv i policisë është vetëvrarë mëngjesin e së martës me armën e shërbimit. Ngjarja e rëndë ndodhi në komisariatin e Fierit, ndërsa nuk dihen ende arsyet që e çuan të ndërmerrte aktin ekstrem.

Viktima është Kastriot Fafaj 46 vjeçar nga fshati Seman, me detyre oficer i Patrullës së Përgjithshme të Rendit.

Policia shqiptare bën të ditur se Fafaj pasi kishte mbaruar turnin e ishte kthyer ne Drejtorinë e Policisë, në një nga dhomat që përdoreshin për të fjetur, ka nxjerre armën e shërbimit dhe ka qëlluar veten, përcjell albinfo.ch.

Kanë qenë kolegët ata që kanë dëgjuar krismën e armës dhe kanë vrapuar drejt dhomës, ku kanë gjetur të pajetë 46-vjeçarin. Plaga e marrë ka qenë vdekjeprurëse dhe punonjësit e tjerë te policisë nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë.

Ne njoftimin e policisë thuhet se efektivi Kastriot Fafaj nuk kishte shfaqur probleme gjatë kryerjes së detyrës.