Autotech

Vetura fluturuese e parë del në treg më 2019

“Geely” – gjiganti kinez i veturave dhe pronar i Volvos – ka blerë “Terrafugian”, një kompani amerikane e veturave fluturuese që synon të sjellë një model në treg në vitin 2019.

Spekulimet për një blerje të tillë nisën verës, dhe “Geely” ka konfirmuar këtë javë se po e blen “Terrafugian” për një shifër të fshehur.

Li Shufu, pronari i “Geelyt” ka thënë: Skuadra e ‘Terrafugias’ ka qenë e para që besonte në realizimin e vizionit për veturë fluturuese duke krijuar një zgjidhje fantastike, transmeton Albinfo.ch.

Shufu ka shtuar se e sheh sektorin e veturave fluturuese si “sektorin më të mirë të së ardhmes”.

Prototipi i parë “Terrafugia Transition” fluturoi më 2009, ndërsa më 2016 mori lejen e autoriteteve të SHBA-së.

Një model i tillë kur të dalë në treg do të kushtojë mes 300 mijë dhe 400 mijë dollarëve.