Autotech

Veturat e ardhshme të Nissanit lexojnë mendjen e shoferit

Nissan është duke shijuar sukseset me veturën Leaf EV elektrike e cila ka sistemin gjysmëautonom ProPilot

Shumica e prodhuesve të veturave po duan që të krijojnë vetura pa shoferë, ndërsa Nissani po përdor teknologjinë më të re për ta bërë vozitjen sa më argëtuese.

Kjo kompani është duke hulumtuar teknologjinë “tru-veturë” e cila mund të lexojë mendimet e shoferit se çfarë do të bëjë ai në vazhdim.

Pasi shoferi të vendosë një kapelë me pajisje për matjen e aktivitetit të trurit, një sistem artificial inteligjent mund të parashikojë nëse do të përshpejtoni veturën apo të frenoni dhe nis vetë aksionin 0.2 deri 0.5 sekonda para se shoferi të reagojë, transmeton Albinfo.ch.

Nissan është duke shijuar sukseset me veturën Leaf EV elektrike e cila ka sistemin gjysmëautonom ProPilot.

Ky sistem pritet të shpaloset në janar në panairin “CES”.

https://www.youtube.com/watch?v=oCi6taII6Yo