Autotech

Veturat klasike përjetojnë rënie të vlerës

Tregu i veturave klasike ka përjetuar inflacion të papritur gjatë dekadës së fundit.

Megjithatë, një gjë e tillë pritet të ndryshojë, përcjell albinfo.ch.

Sipas një indeksi të ri të “Coutts” vlera e këtyre veturave do të bjerë për herë të dytë rresht. Vlera e tyre pësoi rënie prej 10.4 për qind gjatë vitit 2016, që paraqet rënie më të madhe se një vit më herët.

Rënia e njëpasnjëshme megjithatë nuk është alarmante, sipas raportit. Kjo sepse mes viteve 2005 dhe 2014 vlera e automobilave klasikë u rrit për afër 400 për qind.

Ndër dhjetë veturat më të shtrenjta të shitura në ankande, katër nga top-gjashtë ishin shitur në dy vjetët e fundit, me modelin 1962 Ferrari 250 GTO i cili prin si automobili më i shtrenjtë me 38 milionë dollarë. Ai ishte shitur më 2014.